Duration 1:27

Tv Klan - I dënuar me burg përjetë, ekstradohet Olsi Leku

1 913 watched
0
4
Published 15 Jun 2023

Olsi Leku, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, iu dorëzua drejtësisë shqiptare këtë të enjte, rreth 3 vite nga momenti i arrestimit në Greqi. 44-vjeçari u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme si një nga ekzekutorët e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012 dhe bashkë me Ardian e Florenc Çapjen, mori dënim maksimal. Vendimi i dënimit pritet që t’i komunikohet në ambientet e burgut. Leku u implikua në vrasjen e dyfishtë në një apartament në Elbasan, nga bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, i cili i tregoi fillimisht Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas edhe SPAK, se bashkë me Olsi Lekun ishin autorë të ngjarjes së porositur nga Ardian e Florenc Çapja. Ngjarja rezultoi të ishte pasojë e hakmarrjes për vrasjen e vëllait të Ardian Çapjes në vitet 2000, për të cilën ishte hetuar Gentian Beqiri, i cili gjatë vrasjes ishte në arrest shtëpie. I vetmi i cili nuk është përballur me drejtësinë për këtë ngjarje është shtetasi Florenc Çapja, i cili fshihet në Dubai dhe ekstradimi i tij është refuzuar. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

Show more

Comments - 0